Me një martesë thuajse një dekadë,George dhe Amal Clooney krijuan imazhin e një çifti shumë të fortë e të lezetshëm. Megjithatë po qarkullojnë thashetheme për divorc e madje të kushtueshëm mes tyre!
Të Hënën e shkuar, aktori deklaroi për “CBS Mornings” se ai dhe Amal nuk janë zënë kurrë, madje përpiqen ndonjëherë për të gjetur ndonjë motiv për këtë.
Por mediat e huaja shkruajnë për një panoramë krejt tjetër, bazuar në citimet e njerëzve të afërt të çiftit.
Thuhet se ata kanë pasur tensione javët e fundit pasi Amal mungoi në Broadway-in e George. Përflitet se ata po shkojnë drejt divorcit plot 500 milion dollarësh!
“Të gjithë pritën që ajo të ishte prezentë atë natë, mungesa e Amal ishte shok për të gjithë”, shprehet një burim. Ka aludime të tjera që thonë se martesa e tyre është në krizë pasi aktori i famshëm kërkoi të zhvendoseshin në New York për të vijuar me karrierën e tij. Duket se Amal është lodhur me jetesën atje dhe kërkon të rikthehet në Europë. Kjo gjë patjetër bëhet faktor për t’i dhënë fund martesës!!
Herën e fundit çifti u panë bashkë në një date romantik, muajin e shkuar në NYC.
/tvklan.al