Amanda Knox, gruaja amerikane që u dënua në vitin 2009 për vrasjen e britanikes, Meredith Kercher, e cila u gjetur e therur për vdekje në shtëpinë në qytetin e Perugia-s ka paditur producentët e filmit “Stillwater” me pretendimin se kërkojnë të përfitojnë nga emri i saj pa pëlqimin e saj.

Knox, e cila kaloi katër vjet në burg në Perugia, Itali, para se të shpallej e pafajshme për vrasjen e shoqes së saj të dhomës në 2007, shprehu zhgënjimin e saj pasi “Stillwater” u shfaq në kinematë amerikane përgjatë kësaj jave. Ndërkohë regjisori Tom McCarthy ka pranuar se rasti i Amanda Knox frymëzoi filmin për një punonjës amerikan të platformës së naftës i cili udhëton në Francë për të ndihmuar vajzën e tij e cila është në burg për një vrasje që ajo thotë se nuk e ka kryer. Filmi, me protagonist Matt Damon, shihet si një pretendent i mundshëm për Oscar. 

“A më përket emri im? Fytyra ime? Po jeta ime? Historia ime? Pse emri im i referohet ngjarjeve që nuk kam pasur dorë? Unë u kthehem këtyre pyetjeve sepse të tjerët vazhdojnë të përfitojnë nga emri, fytyra dhe historia ime pa pëlqimin tim. Kohët e fundit, filmi #STILLWATER“, është shprehur Knox.

Amanda tashmë 34 vjeç punon si një aktiviste e drejtësisë penale është shprehur se filmi përforcon një imazh të sajin si person fajtor dhe të pabesueshëm.

Klan News