“Amaneti”, seriali i ri premierë në Tv Klan



“Amaneti”, seriali i ri premierë në Tv Klan

21:21 02/11/2020

Një tjetër serial i suksesshëm turk vjen premierë absolute në ekranin e Tv Klan.

Bëhet fjalë për “Amaneti” (Emanet), i cili ka nisur transmetimin në muajin Shtator në Turqi me shifra rekord audience. Një produksion i vitit 2020 me aktorët Halil Ibrahim Ceyhan, Sila Turkoglu, Berat Rüzgar Özkan, Gülderen Güler e shumë aktorë të tjerë.

Kevser është rritur në një lagje të varfër, por kur ajo bëhet nuse e djalit të një familjeje të pasur, i ati vendos të ndërpresë të gjitha lidhjet me vajzën e tij, pasi nuk e miraton këtë martesë.

Kur Kevser humbet burrin e saj, e gjen veten të bllokuar në rezidencë me djalin e saj 5-vjeçar Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet. Një ditë ajo vdes tragjikisht gjatë një aksidenti dhe djali mbetet jetim, i vetëm në një pallat me njerëz intrigantë, ku i mungon dashuria.

Xhaxhai i tij, Jaman është një biznesmen i fuqishëm, i ashpër dhe me zemër të ftohtë, por ai kujdeset për nipin e tij.

Në shtratin e vdekjes, Kevser i lë amanet Jusifin e vogël motrës së saj Seherit, e cila detyrohet të jetojë në rezidencë dhe të kujdeset për nipin e saj. Kështu Seher lë lagjen për t’u zhvendosur në vilë ku do të gjejë edhe dashurinë e saj… Dy familjet vazhdojnë të përballen me konflikte të ndryshme, por një dashuri e thellë dhe e pamohueshme fillon të rritet në zemrat e Seher dhe Jaman.

Së shpejti, “Amaneti” premierë ekskluzive në ekranin e Tv Klan. /tvklan.al






Të ngjashme