Boksieri shqiptar mori medaljen e argjendit

Amar Koçi u shpall nënkampion në europianin e boskit për të rinj në peshën deri në 75 kilogramë, duke marrë medaljen e argjendë.

Në ndeshjen finale boksieri kuqezi e dominoi sfidën, por gjyqtarët vendosën të vlerësonin me 5 pikë më shumë kundërshtarin gjeorgjian Giorgi Natroshvili.

Amar Koçi shpallet nënkampion Europe në një kampionat ku morën pjesë 340 boksierë nga 32 vende të kontinentit me një konkurrencë mjaft të madhe.

Në shkallën e dytë të podiumit ku shfaq flamuri kombëtar, boksieri i klubit Studenti përshëndeti të gjithë spektatorët duke bërë shenjën e shqiponnjës.

Tv Klan