Gjiganti elektronik rrit të ardhurat me 100 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të 2021

Gjiganti i tregtisë elektronike nuk njeh humbje  nga pandemia. Kompania regjistron për herë të tretë një rritje të të ardhurave me mbi 100 miliardë dollarë në tremujorin e dyte të vitit 2021. Në rezultatet financiare të publikuara, kompania amerikane pati rritje me 27.2 përqind.

Megjithatë, ishte më e dobët se 41 për qind të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2020, kur pandemia e koronavirusit shtyu klientët drejt kompanive të tregtisë elektronike.

“Gjatë 18 muajve të fundit, biznesi ynë i konsumatorit është thirrur të ofrojë një numër të paparë artikujsh, duke përfshirë PPE (pajisje të mbrojtjes personale), ushqim dhe produkte të tjera që ndihmuan komunitetet në të gjithë botën të përballen me rrethanat e vështira të pandemisë”, tha në një deklaratë CEO i Amazon, Andy Jassy.

Sipas deklaratës, në tremujorin e ardhshëm, kompania pret që shitjet neto “të jenë midis 106 miliardë dollarë dhe 112 miliardë dollarë apo me një rritje prej 10 deri 16 për qind në krahasim me tremujorin e tretë 2020”.

Jassy mori rolin kryesor pasi themeluesi Jeff Bezos dha dorëheqjen më 5 korrik, saktësisht 27 vjet pas ngritjes së Amazon në 1994 në të njëjtën ditë. Amazon shënoi rritje të të ardhurave të saj neto 50 për qind nga viti në vit, duke u rritur në 7.8 miliardë dollarë.

Klan News