27 satelitët e parë të kompanisë Amazon u lëshuan në hapësirë nga Florida të hënën.
Satelitët janë të parët nga 3,236 që Amazon planifikon të dërgojë në hapësirë për Projektin Kuiper, i cili nisi në vitin 2019 me qëllimin për të furnizmaur me internet konsumatorët, bizneset dhe qeveritë klientë që kompania SpaceX e Elon Musk i ka joshur për vite me radhë.
Misioni për të nisur satelitët e parë është vonuar për më shumë se një vit pasi Amazon dikur shpresonte të arrinte objektivin e saj në fillim të vitit 2024.
Kjo nismë e Amazon është gati të konkurrojë drejtpërdrejt me Starlink, rrjetin e ofruar nga SpaceX i Elon Musk, i cili tashmë ka të paktën 4.6 milionë klientë në të gjithë botën.
Starlink dhe Projekti Kuiper janë të dy pjesë e një përpjekjeje për të transformuar infrastrukturën globale të internetit. Rrjetet synojnë të ofrojnë akses në cepat e largët të botës ku mungon interneti.
Ndërkohë, analistët e Amazon në Wall Street janë të shqetësuar për hyrjen e kompanisë në treg. Pyetja e madhe që ngrihet është nëse është tepër vonë që Amazon të konkurrojë me SpaceX.
Klan News