Amazon, më shumë se 200 mln komente të rreme të fshira në 2020


Amazon, më shumë se 200 mln komente të rreme të fshira në 2020

23:30 24/07/2021

Gjiganti i teknologjisë amerikane “Amazon” ka fshirë mbi 200 milionë komente të rreme të produkteve nga faqet e internetit në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar dhe zbuluar mashtrimet dhe manipulimet. Amazon ka njoftuar gjithashtu se po ndërmerr gjithnjë e më shumë veprime ligjore kundër kompanive që shesin komente false ose fiktive.

Kompania thotë se tani shpenzon 700 milionë dollarë në vit, në të gjithë botën, për punonjësit dhe programet e kushtuara parandalimit dhe zbulimit të këtij lloji aktiviteti.

Amazon, e themeluar nga Jeff Bezos, nuk është e vetmja kompani që godet kritikat e rreme, megjithëse proceset gjyqësore civile kundër agjencive, që tregtojnë rishikime të rreme mund të rezultojnë të vështira, sepse ato shpesh operojnë nga jashtë.

Në fillim të muajit Korrik, Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos vendosi një rekord të ri për pasurinë neto personale duke shkuar në 211 miliardë dollarë. Jeff, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa një punëtor mesatar amerikan në një javë, është kritikuar në kushtet kur mijëra punëtorë në kompaninë e tij kanë vështirësi ekonomike.

Klan News







Të ngjashme