Kompania Amazon ka vendosur që të mos shesë më në SHBA fara të huaja, pas problemeve të ndodhur kohët e fundit. Sipas BBC bëhet me dije se mijëra amerikanë kanë marrë fara të paketuara në postë, shumica e të cilave vinin nga Kina.

Gjiganti i shitjes në internet në një deklaratë ka bërë me dije se tani do të lejojë vetëm shitjen e farave nga shitësit me bazë në Amerikë. Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë thanë se kopshtarët nuk duhet të mbjellin fara me origjinë të panjohur.

Për ngatërresat e porosive ka nisur dhe një hetim dhe mendohet se janë pjesë e një mashtrimi global, për të marrë komente pozitive në faqet e shitjeve online.

Por prej 3 shtatorit kanë hyrë në fuqi udhëzimet e reja të Amazon dhe ndalojnë shitjen e farave brenda Amerikës nga banorë jo-amerikanë. Deri tani janë identifikuar të paktën 14 lloje bimësh që kanë qenë brenda pakove të dyshimta./tvklan.al