Amazon nuk lejon shitjen e bluzave për fëmijë me skenën e vrasjes së afro-amerikanit



Amazon nuk lejon shitjen e bluzave për fëmijë me skenën e vrasjes së afro-amerikanit

14:20 10/06/2020

Vdekja e një afro-amerikani ka shkaktuar protesta të mëdha në disa qytete në SHBA. Dyqane dhe biznese janë djegur në Minneapolis, aty ku ndodhi edhe vrasja e George Floyd nga një oficer policie.

Në lidhje me vrasjen e Floyd është akuzuar polici 44-vjeçar, Derek Chauvin. Ai duket në pamjet që u bënë virale menjëherë pas ngjarjes, teksa mban gjurin në fytin e viktimës për 8 minuta. 

Një dyqan amerikan i Amazonës nxori në shitje bluza për fëmijë, që kishin foton nga skena e krimit. Bluzat shiteshin online për 14,99 dollarë.

Në një deklaratë për BBC pak ditë më parë, Amazon tha se llogaria ishte duke u hetuar, pasi udhëzimet për shitjet në internet ndalojnë produktet që përshkruajnë foton e skenës së krimit.

Së fundmi, Amazon bëri me dije se produkti në fjalë nuk është më në dispozicion.

Të gjithë shitësit duhet të ndjekin udhëzimet tona të shitjes dhe ata që nuk do t’i nënshtrohen rregullave, do iu hiqet llogaria e tyre“.

Ndërsa kjo bluzë nuk është më e disponueshme, modele të tjera të bluzave dhe kapelave të bejsbollit, që paraqesin të njëjtën foto sipër sloganit “kundër zbatimit të ligjit të dhunshëm”, mund të gjenden ende në faqen e SHBA në Amazon. /tvklan.al




Të ngjashme