Tregtuesi online më i madh në botë do të shkurtojë edhe 9000 vende të tjera pune. Koncerni në sfondin e “gjendjes së pasigurtë ekonomike” duhet të “zhdërvjelltësohet” sa i përket numrit të të punësuarve.

Vala e mbylljes së kontratave të punës në degën e tekonoligjisë po vazhdon. Pas bumit në periudhën e pandemisë së koronavirusit, inflacioni dhe rritja e shpejtë e interesave u kanë krijuar vështirësi shumë sipërmarrjeve. Pas koncernit amë Facebook-Meta edhe Amazon në sfondin e perspektivës së pasigurtë koniunkturore sërish do të shkurtojë miëjra vende pune: 9000 punonjës të tjerë do të humbasin vendin e punës.

Shefi i firmës Andy Jassy deklaroi një raund të dytë shkurtimesh përmes një e-maili dërguar të punësuarve. “Ky ishte vendimi më i vështirë, por edhe ne mendojmë, se afatgjatë kjo do të jetë më e mira për sipërmarrjen”, shkruan ai. Shefi i koncernit Amazon e argumenton shkurtimin e vendeve të punës me “gjendjen e pasigurtë ekonomike”.

Në fillim të vitit tregtari më i madh online oati shkurtuar 18.000 nga rreth 1,5 milionë vende pune gjithsej, Kësaj here ndër të tjera do të shkurohen vende në sektorin e Cloud AWS, në biznesin e anonsave si dhe në shërbimin Livestreaming Twitch.

Shpresa të ekzagjeruara?

Prej muajsh sipërmarrja është e ngarkuar prej shqetësimeve nga inflacioni dhe recesioni, veçanërisht në degën e teknologjisë. Shumë firma të kësaj dege nisën ofensivë punësimesh gjatë pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit papritur u spostuan në internet për të ruajtur kontaktet sociale dhe konsumin. Tek Amazon numri i të punësuarve u dyfishua me kontrata në kohë të plotë dhe të pjesshme nga 800.000 në fund të vitit 2019 numri i të punësuarve arriti në mbi 1,6 milionë në fund të vitit 2021.

Amazon nuk është përjashtim në këtë degë: Javën e kaluar Facebook Meta gjithashtu deklaroi një raund të dytë shkurtimesh. Pas shkurtimit të 11.000 vendeve të ounës në nëntor 2022, ndërkohë tek Meta do të shkurtohen edhe 10.000 pozicione të tjera pune si dhe nuk do të ketë pranime të reja për 5000 vendet vakante deri tani. Sipas të dhënave të shërbimit për financat Bloomberg në degën e teknologjisë vetëm në fillim të këtij viti deri në shkurt janë shkurtuar mbi 67.000 vende pune./DW