Ambasada amerikane në Tiranë i ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen para kohe nga jeta të Bashkim Finos. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ambasada thotë se Fino do të kujtohet për udhëheqjen në një moshë të re gjatë qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit 1997.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”.

Bashkim Fino ishte i infektuar me Covid dhe nuk mundi të fitojë dot betejën për jetën./tvklan.al