Ambasada Amerikane, rrethon rezidencën e saj në Sauk. Ky rrethim sipas Gjykatës së rrethit të Tiranës do të hiqet pasi gjykata e ka konsideruar si një shkelje të pronës private të familjes Markaj. Për herë të parë amerikanët humbasin në territorin shqiptar pasi ambasada amerikane doli e humbur në gjykatë pas një konflikti për çështje pronash. Gjykatësi Skënder Haluca ka argumentuar në vendimin e tij se Ambasada Amerikane kishte vënë rrethimin transparent, jashtë lejes së caktuar nga Bashkia. Paulin Markaj shprehet se për marrjen e tokave te tyre, ka meritë të veçantë drejtësia shqiptare.

Pamje nga rrethimi i Ambasadës Amerikane, prona e Paulin Markaj./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili