Ambasada Amerikane në Tiranë ka patur një konflikt shërthyes me pronarin e tokës ngjitur me vilat rezidencës. Sot paradite konflikti ka arritur kulmin. Pronari Paulin Marku është paraqitur sëbashku me përfaqësuesit e përmbarimit të gjykatës për të prishur ndërtimet që marinsat amerikanë po bëjnë në tokën e tij. Por edhe pse ka pasur një vendim gjyqi ku ai është fitues, Paulin Marku ka hasur kundërshtim nga marinsat amerikanë të cilët pretendojnë se për ndërtime kanë marrë leje nga qeveria dhe një firmë nga kryebashkiaku Albert Brojka.

Pronari i tokës e ka pronën e tij ngjitur me vilat amerikane. Këta të fundit kanë marrë nga ky truall 18 mijë metra katrorë për të ndërtuar një mur të dytë sigurie. Sot marinsat kishin vendosur piketat kur pronari Marku i cili ka fituar gjyqin ka shkuar me përmbaruesin për ti hequr ato. Edhe pse është paraqitur vetë zëvëndës ambasadori amerikan, konflikti nuk ka gjetur zgjidhje./tvklan.al