Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që askush mos të afrohet në tokën pranë ambasadës ku po bëhen punimet. Gjithashtu vazhdon tensioni mes marinsave amerikanë dhe pronarëve të truallit ku po bëhen ndërtime. Pronari i tokës Paulin Markaj vazhdon të jetë në konflikt me amerikanët dhe për zgjidhjen e kësaj çeshtje kërkon drejtësi.

Në një intervistë për Televizionin Klan ai është shprehur: “Unë disponoj gjithë dokumentacionin që vërteton që jam pronari i asaj toke dhe amerikanët nuk po respektojnë ligjin. Ata kanë marrë një letër nga KRT-ja e Bashkisë Tiranë dhe gjykata i ka pezulluar punimet por amerikanet thonë ne kemi mbështetjen e qeverisë dhe nuk duam të dimë për gjyqin. Unë jam përpjekur të ofroj dialog por ata nuk pranojnë.”/tvklan.al

Gazetar : Roland Zili