Shtohen masat e sigurisë rreth Ambasadës Amerikane në Tiranë,selia e së cilës ndodhet në Rrugën e Elbasanit. Që prej ditës së djeshme gjatë një mbledhje me autoritet policore shqiptare është vendosur plani i ri i masave të sigurisë.

Në asfaltin dhe trotuaret para Ambasadës nuk lejohet të parkohet asnjë makinë. Ndërsa 2 motorrë të Qarkullimit Rrugor qëndrojnë në anën e poshtme të Selisë Diplomatike të gatshme për të ndërhyrë në çdo kohë. Veç kësaj, gjatë orëve të fundit janë bllokuar me blloqe betoni dhe rrugët që të çojnë drejt Ambasadës.

Pengesa e parë është vendosur në rrugën e stadiumit Kombëtar, afër Ambasadës Fracenze,ndërsa pengesa e dytë nuk lejon kalimin e makinave nga rruga e Qytetit Studenti. Në hyrjen anësore të Ambasadës qëndron dhe një furgon i Forcave Speciale të Briskut,trupat e të cilit qarkullojnë në pjesën e pasme të Ambasadës. Këto masa të rrepta sigurie janë vendosur pas shpërthimeve tragjike në Tanzani pak ditë më parë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili