Ambasada Amerikane thotë se mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se “Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale”.

Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet në një konferencë me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standardet etike ndërkombëtare për prokurorët. /tvklan.al