SHBA: Vlerësime për punën e kryer, mbështesim drejtësinë në Shqipëri
I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së.
Ambasada amerikane në Shqipëri, vlerëson punën e këtij institucioni dhe përcolli vlerësimet më të larta.
“Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës amerikane.
Klan News