E teksa Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme, ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

“Në këtë Shën Valentin tregojeni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni. E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Mbi 1.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në Kosovë. E para që ka votuar këtë të diel ka qenë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka bërë thirrje që të respektohen rregullat e Covid dhe ligjet e shtetit./tvklan.al