Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e saj në kryeqytetin shqiptar, për protestën e opozitës  që zhvillohet nesër në mbrëmje. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare në internet, ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre në rrugët dhe sheshet e Tiranës ku mbahet tubimi i opozitës.

Përmes njoftimit ambasada u kërkon shtetasve amerikane të qëndrojnë të informuar përmes medias për zhvillimet dhe situatën në rrugët e Tiranës./ABC News