Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se linja e sinjalizimit të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve është aktive.

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s duke vënë në dispozicion një numër telefoni dhe një email.

Ambasada garanton se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Tv Klan