Për aktet e dhunës në protestën e kësaj të shtune të opozitës, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada thotë se dhuna është jo demokratike dhe duhet të ndalojë. Ajo u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje

 të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje

“, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

/tvklan.al