“Të kënaqur me punën e anëtarëve të KLP nga shtëpia”  

Edhe pse në një situatë krize nga pandemia Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të punojë, tashmë nga shtëpia. Për këtë fakt, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shprehet shumë e kënaqur.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të ambasadës, kompjuterët portativë të anëtarëve të KLP janë dhuruar nga zyra e OPDAT.

“Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndër të tjera thuhet se ambasada u nxit distancimin social mes qytetarëve./tvklan.al