Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar në faqen e saj në Facebook një mesazh të përbashkët nga Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi që veprojnë në Shqipëri.

Në këtë mesazh, kjo bashkësi organizatash shpreh mbështetjen për Shqipërinë në luftën ndaj koronavirusit COVID-19.

Qytetarëve u bëhet apel që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e bëra publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.

“Hamendësoni sikur do të prekeni nga koronavirusi”, shkruhet në mesazh duke bërë thirrje që qytetarët të lajnë sa më shpesh duart dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Mesazh i Përbashkët nga Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi në Shqipëri:

Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë.
Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku!
Ne kemi një mesazh për ju:
Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.
Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.
Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra!
Së bashku mundemi t’a mposhtim Covid-19.
#StayAtHome #QëndroniNëShtëpi

/tvklan.al