“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë!”- është ky mesazhi në formë thirrjeje i Ambasadës amerikane në vend, teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare 2025.
Don’t let others speak for you. Your vote is yours alone. Vote without fear. pic.twitter.com/mw2R8rScs3
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) May 7, 2025
Kujtojmë se tanimë subjektet politike po mbajnë takimet përmbyllëse nëpër qytete, ndërsa për herë të parë do të shprehë vullnetin e saj diaspora.
Teksa pritet që zarfet nga jashtë të mbërrijnë deri në orën 19:00 të së Dielës, partitë kryesore kanë bërë apel të vazhdueshëm që emigrantët shqiptarë të votojnë alternativën që i duhet Shqipërisë. Socialistët me ambicien kryesore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa demokratët që udhëheqin koalicionin shumëpartiak opozitar ASHM me bindjen se vetëm ata mund të rimëkëmbin ekonominë e vendit.
Një rol kyç përgjatë fushatës e kanë pasur edhe partitë e reja, që synojnë marrjen e sa më shumë karrigeve në Parlament.
/tvklan.al