Ambasada e SHBA inkurajoi qytetarët që sfiduan të ftohtin dhe pandemi

Ambasada e SHBA në Kosovë ka reaguar menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale selia diplomatike e cilëson inkurajuese faktin që shumë qytetarë sfiduan motin e pandeminë dhe shkuan për të votuar.

Gjithashtu ambasada kërkon që t’i jepet kohë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të numëruar votat.

“Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Klan News