Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të lirojë kreun e opozitës në Rusi, Alexey Navalny.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA kujton helmimin e Navalny një vit më parë dhe dërgimin e tij në Gjermani për kurim. Pas rikthimit në Rusi, ai u arrestua dhe aktualisht ndodhet në burg.

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. /tvklan.al