Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës.

Edhe pse në një situatë të pazakontë për shkak të koronavirusit, ambasada amerikane apelon qytetarët që të qëndrojnë të sigurtë brenda shtëpive të tyre.

“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura”.

Në Shqipëri janë infektuar 38 persona me koronavirus, sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë. Një grua ka humbur jetën disa ditë më parë në Spitalin e Durrësit. /tvklan.al