Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së në Tiranë thotë se është e angazhuar që të shohë procesin e vetingut në Shqipëri që të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Më tej në deklaratë thuhet se me dy vendet që SHBA-ja ka në bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ambasada sigurohet që organet e vetingut të respektojnë ligjin.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thotë ambasada amerikane. /tvklan.al