Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë sot një reagim për zgjedhjet e së dielës në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, selia diplomatike u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, thuhet në mesazhin e shkurtër të Ambasadës amerikane.

Tv Klan