Ambasada gjermane dhuron pajisje e mjete për Policinë Kriminale

Ambasada gjermane dhuron pajisje e mjete për Policinë Kriminale

13:55 16/04/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj së bashku me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Suzanne Schütz në një prononcim për mediat tha se nënshkroi një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme e cila i adresohet Task Forcës.

Sandër Lleshaj: Pata mundësinë të takoj dhe të pres ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë me të cilën takohem në harkun e pak javëve për herë të dytë, sot jemi tek Task Forca.

Sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme e cila i adresohet Task Forcës, Forca e Ligjit, ndërkohë që para pak javësh mirëpritem një tjetër paketë që ishte për kufirin. Falenderoj, ambasadoren, qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parkusht i rëndësishëm i Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Suzanne Schütz, ambasadorja: 

Kemi patur mundësinë për dhënien e një pajise me vlerë 200 mijë Euro e cila tregon bashkëpunimin mes dy vendeve.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT