Pasdite Ambasada e Republikës Federale Gjermane ka ftuar në pritjen e dhënë me rastin e 10 vjetorit të ribashkimit në një shtet të vëtëm të Gjermanisë, politikanë, diplomatë dhe njerëz të shquar të artit e kulturës. Ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Mejdani, Kryeministri Majko, Nënkryetari i Parlamentit Dokle, Ministra dhe deputetë. Në të njëjtën sallë jaë gjendur të përjashtuarit dhe drejtues të Partisë Demokratike GEnc Pollo, Tritan Shehu, Ylli Vejsiu, Leonard Demi dhe Ferdinand Xhaferri me kryetarin e rizgjedhur të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ish nënkryetari demokrat Genc Pollo ka preferuar takimet me Mejdanin, Majkon, Ambasadorin Anglez dhe atë Gjerman si dhe diplomatë të tjerë. Pas ftesës së konservatorëve anglezë drejtuesit e Partisë Demokratike, kanë marrë mbështetjen e trupave diplomatike si dhe të gjithë të pranishmëve nga festa e Ambasadës Gjermane./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame