Një ditë më parë ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar drejtorit të Kominikimit në Kryeministri, Endri Fuga dhe i ka ofruar atij vaksinën Sputnik V për Shqipërinë.

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga televizoni Klan dhe ka thënë se ka menduar se ishte një meme dhe shtoi se ndjen keqardhje për atë postim se nuk i shkon një shtetit serioz.

 “Unë në fakt kam menduar se kam qenë një meme ajo që pashë, që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i drejtorit të komunikimit. Mendova se ishte një meme pasi nga një shtet serioz nuk mund të bëhen këto provokime të papërshtatshme. Nuk mund të bëhet një vend qesharak me këto postime. Shpreh keqardhje për këtë dhe nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, tha Rama.

Më tej shtoi se Shqipëria është e fokusuar tek vaksinat e prodhuara në SHBA dhe Britani dhe nuk po shqyrtohet mundësia për vaksinën ruse dhe kineze.

“Ne jemi të fokusuar tek vaksinat e Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca dhe komunikojmë me shtetet në BE që po punojnë me këto vaksina. Respekt për vaksinat e tjera, kineze apo ruse, por tani jemi të fokusuar tek alternativat e tjera”, vijoi ai./tvklan.al