Ambasada shqiptare në Romë do të fillojë sërish shërbimet nga nesër pas pezullimit këtë të enjte për shkak të një rasti me Covid.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se pas pezullimit të shërbimeve gjatë ditës së sotme, 15 tetor 2020, Zyra Konsullore rifillon shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00”, thuhej në një njoftim.

Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjienizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Njoftojmë gjithashtu se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit tanë për caktimin e një date të re”, thotë ambasada. /tvklan.al