Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për një protestë paqësore të Shtunën e 16 Shkurtit në Tiranë.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ambasada amerikane tha se “

e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.”

Por, Ambasada tha se kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht

Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

/tvklan.al