Ambasadat e SHBA e BE heshtin, asnjë koment për pranimin e reformës nga PD

Ambasadat e SHBA e BE heshtin, asnjë koment për pranimin e reformës nga PD

19:50 20/07/2016

Dy selitë diplomatike të përfshira intensivisht në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe për të bindur palët për ta votuar atë me konsensus, nuk kanë reaguar pasi Partia Demokratike pranoi se do ta votojë reformën nesër.

Në mungesë të publikimit të propozimit hibrid të ndihmësekretares së shtetit Victoria Nuland, qeveria dhe Partia Demokratike kanë shpallur fitoren për draftin që do të votohet.

Por Ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian nuk kanë bërë ende asnjë koment, ndonëse ambasadoret Lu e Vlahutin kanë kërkuar me këmbëngulje konsensusin si dhe miratimin e Reformës me ccdo kusht, edhe nëse konsensusi nuk do të arrihej.

E kontaktuar nga Televizioni Klan, zyra e shtypit e Delegacoinit të BE tha se kjo seli do të presë votimin në seancë plenare për të dalë me një reagim.

Ndërsa nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ende nuk ka një qëndrim për deklaratat e opozitës dhe mazhorancës pro votimit të reformës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT