2 Korriku përkon me një ngjarje të rëndësishme në Shqipëri, pikërisht me atë që në historinë e pas viteve ’90, do të njihej si dita e ambasadave.

Kastriot Dervishi, ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, ka pasuar në 26 vjetorin e kësaj datë, foto e fëmijëve shqiptar të realziuar në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit 1990.

Në statusin e tij Dervishi shkruan:

Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave

Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj.”/tvklan.al