“Duhet një proces i qetë dhe me standarde demokratike”

Elbasani duket të jetë në qendrën e vëmendjes së trupit diplomatik në këto zgjedhje. Pas ambasadores amerikane, kreu i delegacionit të BE si dhe ambasadoret e Francës dhe Gjermanisë janë takuar me drejtuesit politikë të dy kampeve në këtë qark duke bërë apel jo vetëm për qetësi dhe standarde gjatë këtij procesi por ju kujtuan si partive ashtu dhe zgjedhësve,  përcaktimet ligjore të Kodit Penal për shit blerjen e votave.

“Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Fenomeni shqetësues i shit-blerjes së votës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e  votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet”.

Shqetësimi i ambasadores franceze ishte dhe gjuha që përdoret gjatë fushatës zgjedhore.

“Besoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa indtimiduar, pa shitur dhe pa blerë vota”.

I pyetur për lajmin e database për votuesit e kryeqytetit të pretenduar se është hartuar nga selia roze dhe ku ka të dhëna personale për çdo njërin prej tyre, ambasadori Soreca tha se janë në pritje të hetimit që po kryen Komisionieri për Mbrojtjen e  të Dhënave dhe SPAK dhe vetëm mbi përfundimet e këtyre hetimeve do të komentojnë.

Tv Klan