Takohen në zyrën e delegacionit të BE në Tiranë

Kanë vazhduar edhe këtë të enjte takimet e diplomatëve të huaj që janë angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i Gjermanisë dhe ai i OSBE-së ishin në zyrën e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ku janë takuar me kreun e delegacionit, Luigi Soreca.

Pas këtij takimi, ai që ka kontaktuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte ambasadori gjerman.

Ndërkohë, në selinë blu atje nga ku pritet një përgjigje për draftin e parapërgatitur për një marrëveshje, Lulzim Basha është takuar me juristë dhe ekspertë të ligjit për zgjedhjet.

Gjatë pasdites, Basha ka thirrur në seli aleatët e Partisë Demokratike për të vazhduar diskutimet mbi ligjin për zgjedhjet.

Tv Klan