Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Jozef Limpreht është prononcuar sot, për ngjarjet më të fundit në vend. Demonstratat tha, ai janë pjesë e një shoqërie demokratike, ashtu si debatet publike janë thelbi i fushatave politike dhe proceseve zgjedhore, por veprimtari të tilla vijoi Limpreht, duhet të mbeten paqësore.

Ambasadori amerikan indirekt i është përgjigjur edhe akuzave të Partisë Demokratike. Një pjesë të madhe të kohës sime dhe përpjekjeve të mia, tha ai i harxhoj, duke u munduar të korrigjojë imazhin këmbëngulës në median perëndimore, se Shqipëria është ende e paqëndrueshme.

Shqipëria ka përfunduar ai, ka demonstruar veçanërisht gjatë muajit të fundit, se nuk do të bjerë në kaos përpara konfrontimit më të parë politik. Ambasadori amerikan, ka bërë këtë deklaratë, gjatë konferencës kombëtare gjyqësore./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego