Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman është takuar në zyrën e Lulzim Bashës për afro 1 orë e 30 minuta.

Ndonëse palët nuk bënë asnjë koment pas takimit, mendohet se protestat e opozitës dhe kriza politike në vend kanë qenë në fokus të bisedës mes tyre.

Ndërkombëtarët i kanë dënuar me forcë aktet e dhunës në protestat e opozitës, e veçanërisht ato në tubimin e 11 Majit.

Të hënën Ambasada Britanike në Tiranë përmes një mesazhi teksa ftoi palët për dialog, i kërkoi liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe në përputhje me ligjin.

Tv Klan