Ambasadori i OSBE-së Dan Everts intervistë për bisedime mes Opozitës dhe Pozitës. Sipas ambasadorit Everts është mirë kur qeveria dhe Opozita takohen për të folur, sepse vetëm nepermjet dialogut mund të zgjidhen problemet në vend.

” Ishte një takim i mirë me Doktor Berishën, gjithashtu folëm për kurajon e takimit me kryeministrin. Më vjen mirë të shoh se qeveria dhe Opozita ulen për të folur dhe krijojnë një dialog. Është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur problemet në vend. Më vjen mirë gjithashtu të shoh të dy Kryeministrin dhe Berishën të gatshëm për bisedime.”/tvklan.al