Jorn Rohde: Më brengosin shifrat e pandemisë

Ka disa ditë që ka nisur punën i ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë. Ambasadori Jorn Rohde në adresimin e tij të parë ka thënë se Kosova është në axhendën e Gjermanisë gjatë presidencës së BE-së.

“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm”.

Ai ka vlerësuar se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë. U ka bërë thirrje qeverisë dhe parlamentit të fokusohen në luftën kundër Covid-19.

“Urgjente dhe e nevojshme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të tejkaluar pandeminë Covid-19. Shifrat aktuale në rritje janë tejet brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë”.

Çdo ditë e më shumë në Kosovë po rritet numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm gjatë muajit Korrik nga ky virus kanë vdekur 176 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është afër 300.

Tv Klan