Ambasadori gjerman në Serbi: Beogradi dhe Prishtina të ulen dhe të negociojnë

Ambasadori gjerman në Serbi: Beogradi dhe Prishtina të ulen dhe të negociojnë

12:45 19/03/2019

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb tha se vendi i tij mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar.

Ai njëherazi i ka bërë thirrje Prishtinës që ta shfuqizojë taksën.

Diplomati gjerman i tha revistës “Diplomacia dhe Tregtia” se rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme për të dyja palët dhe e zbatueshme. /klankosova

Të ngjashme
UKT