Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Sorecca është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi mes tyre po zhvillohet në selinë blu.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit opozitar, duke kërkuar krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në dokumentin disa pikësh që mori firmat e kryerepublikanit Mediu, atë të përfaqësuesve të LZHK-së, PDK, PAA, LSI-së, PBDNJ, PDIU-së e PLL-së, partitë e opozitës pranojnë të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për një proces të lirë e të ndershëm. /

tvklan.al