Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka folur për procesin e njohjes së Kosovës.

Vilan tha se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ai theksoi se procedurat po vazhdojnë dhe se nuk ka kthim prapa, shkruan Blic.rs, përcjell Klan Kosova.

“Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke u zhvilluar ose që mund të kthehet prapa”, ka thënë ai./klankosova