Ambasadori OSBE Dan Everts në një intervistë për Klan, flet për përpjekjet që janë bërë për të bindur Partinë Demokratike në procesin Kushtetues. Sipas tij roli i Opozitës në vend është i rëndësishëm por Partia Demokratike po izolon veten. Ai shprehet se ka bërë tentativa të shumta për të sheshuar kontradiktat dhe për të bindur Partinë Demokratike që ti bashkohet procesit të votimit të Kushtetutës. Pavarësisht të gjithave ai thotë se përsëri nuk ndihet optimist.

“Është për të ardhur keq që partia më e madhe opozitare nuk merr pjesë në votim. Ajo çfarë unë bëra është një tentativë për miqtë e mi të Shqipërisë që janë tepër dashamirës dhe kisha shpresë se do të merrja një përgjigje pozitive, por kjo nuk ndodhi. Koha nuk pret më dhe njerëzit nuk mund të presin më.” 

Ai shprehet gjithashtu se Partia Demokratike  pavarësisht pakënaqësive që mund të ketë me partitë e tjera, nuk mund te braktisë Parlamentin  siç po bëjnë ata.  Mbledhjen e donatorëve që do të zhvillohet në Shqipëri ai e quan tepër të rëndësishme pasi në një farë mënyre mund të kontribuojë në vendosjen e rendit në Shqipëri.

Pamje Ambasadori i OSBE-së Dan Everts intervistë./tvklan.al