Ambasadori i OSBE-së Dan Everts i ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike përsa i përket propagandës që OSBE-ja po bën pro referendumit duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se asnjëherë nuk kanë bërë thirrje për pro ose kundër saj. Ai është shprehur se OSBE-ja është përpjekur thjeshtë të informojë qytetarët rreth këtij procesi dhe se kanë mbajtur gjithmonë një qëndrim neutral. Përsa i përket shtyrjes së datës së votimit të referendumit siç ka kërkuar Partia Demokratike, Everts ka thënë se kjo gjë është e pamundur pasi  gjithçka është gati për votim.

Pamje Ambasadori i OSBE-së Dan Everts./tvklan.al