Ambasadori i OSBE u ngre gishtin protestuesve

Posta

Ambasadori i OSBE u ngre gishtin protestuesve

15:45 14/10/2019

Reagon politika, Borchardt kërkon falje

Ky xhest aspak diplomatik i kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshard ndaj thirrjeve “Shame on you” që hodhën disa protestues të Astirit teksa ai po kalonte pranë Drejtorisë së Policisë, ka sjellë reagime në radhët e politikës. Përfaqësues të opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare, njëzëri e kanë dënuar duke e cilësuar të turpshëm.

Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë preferuar të shmangin komentet dhe i kanë bërë thirrje opozitës të mos nxisë sulmet ndaj ambasadorëve.

Vetë Ambasadori Boshard, pas reagimeve të shumta në media dhe internet, u kërkoi ndjesë protestuesve. Përmes një postimi në faqen e prezencës në rrjetet sociale, Boshard shkruan: “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht falje atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.”

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi