Ambasadori i ShBA në Gjermani, përfaqësues i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi



Ambasadori i ShBA në Gjermani, përfaqësues i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi

14:25 04/10/2019

Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.

Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga muaji maj i vitit të kaluar. Zoti Grenell, ekspert i politikës së jashtme, është themelues i firmës “Capitol Media Partners” në vitin 2010, që ofron konsulencë për çështje të jashtme.

Ambasadori Grenell, ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.

Ai mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit./VOA







Të ngjashme