Hovenier: SHBA ka besim te Lajçak


Hovenier: SHBA ka besim te Lajçak

10:43 20/09/2023

Konjufca pro Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë kundërpërgjigjur sërish Kryeministrit Albin Kurti sa i përket besimit në BE për dialogun Kosovë-Sebri.

Ambasadori  amerikan në Kosovë Jeffrey Hovennier i ka dhënë përkrahje edhe në mënyrë specifike e emiarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektiv të kësaj politike”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca për qëndrimin e BE-së e SHBA-së që përkrahin punën e emisarit Lajçak tha se ka vetëm një çelës që dialogu të vazhdojë.

“Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut. Është problem”.

Vlerëson se Kryeministri Kurti nuk kishte drejtuar akuza ndaj emisarit Lajçak, por ato ishin konstatime.

“Kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili po e kryen punën e vet në mënyrë të papërgjegjshme”.

Më 14 Shtator pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të pajtoheshin për zbatimin e aneksmarrëveshjes së Ohrit.

Borreli dhe Vuçiç akuzuan Kurtin se nuk pranoi propozimin e BE-së, derisa Kurti tha se ishte i vetmi që shkoi me propozim e i cili u refuzua nga Serbia.

Tv Klan










Të ngjashme